KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Ernest Gjoka për Vllazninë

Trajneri Ernest Gjoka për Vllazninë

Vllaznia ka lënë pas eliminimin në Kupë dhe tashmë është e përqendruar tërësisht në kampionat ku të shtunën pret Kamzen në shtëpi. Trajneri Ernest Gjoka e ka quajtur të frikshmëm kundërshtarin duke u bazuar në paraqitjet që ka bërë, si një skuadër që vjen nga kategoria e parë. Megjithatë skuadra e tij nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç fitores. Trajneri Gjoka ka vënë theksin se që të arrihen rezultatet pozitive, futbollistët e tij duhet të kalojnë fillimisht handikapin që është krijuar prej disa vitesh, luftën për mbijetesë. Por që të arrihet kjo duhet një merkato cilësore në janar. Vllaznia ka nevojë për ndërthurje talentesh me futbollistë cilësorë. Duke iu rikthyer kompeticionit të kupës, Gjoka është i mendimit se panvarësisht luftës që bënë në kupë, Vllazia nuk e ka mundësinë të luftojë në dy fronte. Gjoka ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e bashkisë si dhe të presidentes Voltana Ademi, për të bërë një merkato cilësore në janar.

Sicred