KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Duro për ndeshjen me Laçin
Trajneri Duro, për ndeshjen me Laçin

Trajneri Duro për ndeshjen me Laçin

Flamurtari kërkon vijimin e rezultateve pozitive, edhe në dy sfidat e fundit të këtij viti. Por të shtunën kuqezinjtë e trajnerit Shpëtim Duro do të kenë përballë Laçin, të cilin ai e konsideron një kundërshtar tepër të vështirë. Duro e ka cilësuar të rëndësishme mungesën e sulmuesit Bushiç, për të cilin ky vit mund të quhet I mbyllur. Por në skuadër rikthehen Hyseini dhe Xhufo dy futbollistë që munguan në ndeshjen e javës së kaluar. Trajneri Duro i ka quajtur tepër cilësorë dy futbollistët e rinj që i janë bashkuar së fundmi skuadrës së Flamurtarit, sulmuesi serb Nedjelkoviç dhe mesfushori Muarem. Megjithë këmbënguljen e tij, Duro nuk ka mundur ta bindë Devi Bregun të vishet kuqezi. Megjithë ofertën e joshëse prej 150 mijë eurosh të ofruar nga klubi vlonjat. Duket se talenti vlonjat nuk e ka përtypur ende faktin se ishte pjesë e Flamurtarit dhe ata nuk e deshën, nuk e mbajtën, ndaj ka preferuar ta mbyllë këtë sezon me Luftëtarin. Flamurtari ndodhet në vendin e dytë në kategorinë superiore dhe ndaj Laçit synon fitoren për të forcuar pozitat në renditje.

Sicred