KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Duro për ndeshjen me Kamzën
Trajneri Duro për ndeshjen me Kamzën

Trajneri Duro për ndeshjen me Kamzën

Flamurtari e mbyll në transferten përballë Kamzës vitin 2017, aty ku sunohet nje rezultat pozitiv. Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro e ka konsideruar një përballje të vështirë. Pavarësisht rezultateve të fundit të Kamzës, ai ka respekt të veçantë për ekipin kundërshtar sidomos për lojtarët që ka Kamza në përbërje. Duro shpreson që gjykimi në këtë ndeshje të jetë i drejtë. Pasi ajo që po ndodh në këtë sezon me Flamurtarin, nuk i ka ndodhur asnjëherë më parë me të gjitha skuadrat që ai ka drejtuar. Trajneri i skuadrës vlonjate e ka quajtur rast unikal në futbollin shqiptar, dënimin që merr javë pas jave Flamurtari. Ndaj Kamzës për Flamurtarin do të mungojë Bushiç, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme për të luajtur. Përsa i përket largimit të Alvesh, Duro u shpreh se ai është nën kontratë me Flamurtarin deri në fund të këtij sezoni. Flamurtari ndodhet në kuotën e 25 pikëve në renditje, ndërsa Kamza ka 23, ndaj edhe përballja e ditës së premte cilësohet mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat.

Sicred