KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Duro për fitoren e Flamurtarit me Partizanin
duro, Trajneri Duro, për fitoren e Flamurtarit, me Partizanin

Trajneri Duro për fitoren e Flamurtarit me Partizanin

Nuk mund të quhet aspak surprizë fitorja e Flamurtarit ndaj Partizanit të dielën në “Selman Stërmasi”. Të kuqtë treguan edhe njëherë se në skuadrën e tyre kriza vazhdon, si në rezultat, realizim golash ashtu edhe në aspektin taktik. Trajneri i skuadrës bregdetare, Shpëtim Duro, e kishte studiuar si duhet kundërshtarin, duke hedhur në fushë një formacion me detyra të përcaktuara. Gjë që futbollistët e tij e realizuan me përpikmëri duke marrë edhe fitoren. i ftuar në rubrikën sportive në RTSH, Duro ka theksuar se e kishte vlerësuar si duhet Partizanin, sepse megjithë situatën ku ndodhet, ai mbetet një emër i madh i kampionatit shqiptar. Trajneri i kuqezinjve të Vlorës ka vlerësuar punën e përkushtuar që po bëjnë futbollistët e tij megjithëse paguhen shumë më pak se lojtarët e tjerë që ka patur Flamurtari në 2-3 vitet e mëparshme. Ndërsa për objektivin e skuadrës, Duro mbështet presidentin Idrizi kur thotë, se nëse futbollistët do të dinë të repsketojnë fanellën që veshin atëherë edhe objektivi bëhet i qartë. Duke iu rikthyer Partizanit, Shpëtim Duro ka vënë në dukje se nëse do të kishte vazhduar me projektin që kishte, kur ishte trajner i Partizanit, do të kishte dalë kampion. Ndërsa ka treguar me bindje se Flamurtari i tij është një skuadër shumë më e fortë se të kuqtë.

Sicred