KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Dedja për skuadrën e Skënderbeut

Trajneri Dedja për skuadrën e Skënderbeut

Lushnja pas dy fitoreve një në kampionat e një në Kupën e Shqipërisë ka nisur të besojë në forcat e veta. Nën drejtimin e trajnerin Hysen Dedja, skuadra po stërvitet me dy seanca stërvitore në ditë, duke shpresuar në një tjetër mundësi edhe pse presin Skënderbeun. Rigoroz në procesin stërvitor ai kërkon nga futbollistët impenjim maksimal dhe regjim të rreptë. Trajneri Dedja beson se mund të marrë një rezultat pozitiv. Te Lushnja kanë ardhur dy futbollistë të rinj të moshës 23 dhe 24 vjeç, të cilët luajnë në kapionatin suedez me skuadrën e kategorisë së dytë Landskrona. Bëhet fjalë për kosovarin Granit Sherifin 24 vjeç, që luan mesfushor dhe serbin Dino Mesiç 23 vjeç sulmues. Të dy futbollistët janë rritur në ekipet e moshave të ekipit suedez. Kampionati suedez i kategorisë së dytë është pushim tashmë dhe pritet të fillojë në pranverë. Me anë të menaxherëve të tyre, futbollistët kanë ardhur për t’u provuar deri të enjten e ardhshme te Lushnja. Për të qëndruar në kategorinë superiore ekipit të Lushnjes i duhet të përforcohet mjaft gjatë merkatos së dimrit, ndaj trajneri Dedja dhe stafi drejtues po shikojnë për të marrë futbollistë cilësorë në ekip.

Sicred