KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Daja për Skënderbeun
Trajneri Daja për Skënderbeun

Trajneri Daja për Skënderbeun

Faza përgatitore në Turqi është quajtur pozitive për Skënderbeun. Kështu është shprehur për RTSH Sport, trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja. Te bardhekuqtë nuk ka shumë ndryshime në përbërje. Daja besoj se grupi që ka është paraqitur mirë si në kampionat dhe Ligën e Evropës. Skënderbeu është një nga pretendentët për titullin kampion të këtij sezoni. Por këtë trofe e synojnë edhe skuadra të tjera, të cilat kanë bërë përforcimet e tyre gjatë merkatos dimërore. Për Dajën kjo gjë ka dy anë të medaljes. Përveç elementëve cilësorë që mund të jenë afruar atyre iu duhet kohë për t’u përshtatur me ekipin. Të premten Skënderbeu do të luajë me Luftëtarin. Sfidë e cila trajnerit Daja, i duket si në mundësi e mirë për të treguar vveten skuadra e tij. Klubi korçar ka afruar për sulmin Krasniqin, një lojtar që sipas Dajës do t’i shërbejë për të ardhmen. Por trajneri i Skënderbeut pranon se merkato për skuarën e tij nuk është mbyllur ende.

Sicred