KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Bushi për miqësoret me Bosnjën dhe Bjellorusinë
Trajneri Bushi për miqësoret me Bosnjën dhe Bjellorusinë

Trajneri Bushi për miqësoret me Bosnjën dhe Bjellorusinë

Kombëtarja U21 do të zhvillojë tri ndshje miqësore. Përballë kuqezinjve anë do të jenë përfaqësueset e Bosnjë-Hercegovinës dhe Bjellorusinë. Me këtë të fundit skuadra e Bushit do të ndeshet dy herë. Të tre ndeshjet do të luhen në stadiumin Elbasan Arena. Për arsye të largimit të disa futbollistëve në kombëtaren A, te 21 vjeçarët janë afruar disa lojtarë të rinj. Janë 5-6 futbollistë të rinj, të datëlindjeve 1999, të cilët vijnë për herë të parë në kombëtaren U21. Bushi pranon se këta lojtarë nuk i njeh, pasi kanë ardhur të rekomanduar nga menaxherët që i ndjekin ata. “Këto miqësore do të shërbejnë për t’i njohur më mirë cilësitë e këtyre lojtarëve, nëse do të jenë apo jo në të ardhmen pjesë e ekipit.”- u shpreh Bushi. “Dihet që tani është fundi i kampionateve në shumë vende të Evropës, e natyrisht që lojtarët janë të lodhur. Por kjo nuk duhet të jetë një arsye, që ata të mos tregojnë formën e tyre dhe të japin maksimumin në këto miqësore.”- thekson Bushi. Me Bosnjë-Hercegovinën, kombërja jonë do të ndeshet në 28 Maj, ndërsa me Bjellorusinë në 5 dhe 8 Qershor.

Sicred