KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tragjedia Xhenovas, disa familje refuzojnë funeralin shtetëror
Tragjedia Xhenovas, disa familje refuzojnë funeralin shtetëror

Tragjedia Xhenovas, disa familje refuzojnë funeralin shtetëror

17 familje të viktimave që humbën jetën nga rrëzimi i Urës Morandi në Xhenova, kanë refuzuar funeralin shtetëror që pritet do të mbahet të shtunën dhe kanë zgjedhur ritet private të varrimit. “Ne nuk duam një ceremoni farsë”, ka thënë babai i Giovanni Battiloro një prej viktimave. “Djali im nuk do të bëhet një numër në listën e vdekjeve të shkaktuara nga dështimet italiane, unë do të sigurohem se ka drejtësi për të dhe për të tjerët: nuk duhet të harrojmë” shkruajti në Fejsbuk Roberto Battiloro. “Nga sot fillon lufta jonë për drejtësi, për të vërtetën. Nuk duhet të ndodhë më!” vazhdon ai.
“Nuk është një funeral shtetëror, por ne duhet të ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave” shpjegoi ndërkaq një zyrtar lokal. Xhenova është duke u përgatitur që të organizojë funeralin shtetëror në një situatë dramatike. Të enjten ishte një mbledhje e Prefekturës për të koordinuar ardhjen e Presidentit të Republikës Sergio Mattarella dhe zyrtarëve të tjerë shtetit.
Në terren vijojnë kërkimet nga grupet e shpëtimit për 10-20 persona të tjerë që figurojnë ende të zhdukur nën rrënojat e urës.

Sicred