KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tragjedia në Kemerevo, guvernatori i rajonit jep dorëheqje
Tragjedia në Kemerevo, guvernatori i rajonit jep dorëheqje

Tragjedia në Kemerevo, guvernatori i rajonit jep dorëheqje

Guvernarnatori i rajonit rus të Kemerovos, Aman Tuleiev dha sot dorëheqjen, një javë pas zjarrit që përfshiu një qendër tregtare. Zjarri shkaktoi vdekjen e 64 personave, 41 prej të cilëve fëmijë. “I kam paraqitur kërkesën time të dorëheqjes presidentit rus, Vladimir Putin”, deklaroi guvernatori në një video prej tre minutash, që u publikua nga zyra e tij. Tuleiev, 73 vjeç, i cili ishte në krye të këtij rajoni të Siberisë Perëndimore që prej vitit 1997, shtoi se nuk mund ta mbante më këtë post me një “peshë kaq të rëndë”. Kremlini theksoi nga ana e tij, se Putin e kishte pranuar dorëheqjen. Një zëvendës i Tuleiev do të ngarkohet përkohësisht para zgjedhjeve për një guvernator të ri në muajin shtator.

Sicred