KRYEFAQJA » LAJME » Bota » TRAGJEDIA GREKE E FLAKËVE SHTON VIKTIMAT

TRAGJEDIA GREKE E FLAKËVE SHTON VIKTIMAT

Tragjedia e ndodhur në Greqi, ku Athina u përfshi nga flakët e zjarrit vazhdon të shtojë numrin e viktimave. Numri I të vdekurve deri më sot ka shkuar në 88 persona. Nga të dhënat që përcjellin mediat greke, mësohet se rreth orës 02:00 të natës ka ndërruar jetë në spital një 42-vjeçare, e cila nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra nga zjarri në Mati. Ndërkohë, në gjendje të rëndë për jetën janë edhe 9 persona të tjerë. Media greke raporton se janë 46 persona që janë të shtruar në spitalem mes tyre edhe dy fëmijë. Kujtojmë se mes viktimave u konfirmua zyrtarisht edhe një shtetas shqiptar, përkatësisht Viktor Ceko nga Vlora. Tragjedia ndodhi ditën e hënë edhe gjatë natës duke u zbardhur e marta, në tri zona të ndryshme të Athinës , ku shpërthyen 15 vatra zjarri, ku situata më dramatike ishte në fshatin bregdetar Mati.

Sicred