KRYEFAQJA » LAJME » Tragjedia e Tepelenës, shkak mund të jetë rrjedhja e gazit
Tragjedia e Tepelenës, shkak mund të jetë rrjedhja e gazit

Tragjedia e Tepelenës, shkak mund të jetë rrjedhja e gazit

Rrjedhja gazit mund të ketë qenë shkaku i tragjedisë të ndodhur të martën në Tepelenë, ku nga djegia e një banese ka humbur jetën një grua 36 vjeçe dhe foshnja e saj 8 muajshe. Njoftimi ka ardhur nga Inspektoriati Shtetëror Teknik pas inspektimit të banesës. “Pas inspektimit në vendngjarje u arrit në konkluzionin se shkaku i kësaj ngjarje të  rëndë mund të jetë rrjedhja e gazit nga tubi furnizues prej gome ose nga vendi i bashkimit të reduktorit të presionit me bombolën” bën të ditur ky inspektoriat. Sipas tij “…nga inspektimi rezulton se bombola nuk ka shperthyer dhe nuk ka shenja çarje”. Megjithatë konkluzioni i plotë i kësaj ngjarje të duimbshme pritet të dali pas përfundimit të hetimeve.

Sicred