KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tragjedia e Gjenovës, mes viktimave dhe dy shqiptarë
Tragjedia e Gjenovës, me viktimave dhe një shqiptar

Tragjedia e Gjenovës, mes viktimave dhe dy shqiptarë

Ekipet e shpëtimit në qytetin italian të Xhenovës kanë vijuar operacionet e kërkimit gjatë gjithë natës për të kërkuar të mbijetuar të mundshëm pas rënies dramatike të një urë te martën. Ministri i Brendshëm italian tha se të paktën 35 persona humbën jetën kur dhjetëra automjete ranë nga 45 metra lartësi. Rreth 16 të tjerë u plagosën në këtë incident dhe numri i të zhdukurve është 12. Rreth 250 zjarrfikës nga e gjithë Italia po marrin pjesë në kërkim.

Mediat italiane konfirmojnë edhe dy viktima me origjinë nga Shqipëria mes personave që humbën jetën në aksidentin tragjik. Ata janë Marjus Djerri dhe Edi Bokrina. Djemtë po kalonin në autostradë me makinën e punës. Ata ishin kolegë pune. Ndërkohë, në kërkim janë edhe dy emigrantë shqiptarë që kanë humbur kontaktet, ndërsa 5 familje po shqiptare janë evakuuar nga zona e tragjedisë.

Ura e shembur të martën në Xhenova është nyja kryesore rrugore e qytetit, që lidh autostradën me qytete të tjera në perëndim të Italisë, si dhe me portin tregtar dhe terminalin e trageteve. Pikërisht për këtë rëndësi strategjike, shpesh herë ura ka qenë objekt i trafikut të ngarkuar. Me një gjatësi prej 1 km e 182 metra, një lartësi në nivelin e rrugës prej 45 metrash dhe e pajisur me 3 shtylla betoni që arrijnë në 90 metra lartësi, shpesh herë ajo është quajtur edhe Ura e Bruklinit, për nga ngjashmëria me simotrën amerikane.