KRYEFAQJA » LAJME » Tragjedia e 9 janarit, Italia ekstradon një prej skafistëve
Tragjedia e 9 janarit, Italia akstradon një prej skafistëve

Tragjedia e 9 janarit, Italia ekstradon një prej skafistëve

Autoritetet italiane kanë ekstraduar në Shqipëri Elton Tafilin, njëri prej skafistëve që drejtonin gomonen me 39 persona e cila më 9 janar të vitit 2004 u mbyt në ujërat e kanalit të Otrantos, ndërsa udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë. Tafili ka mundur ti fshihej drejtësisë shqiptare për më shumë se 10 vite, kur Gjykata e vlorës e shpalli fajtor për ngjarjen tragjike.
Që prej të shtunës 38 vjecari ndodhet në drejtorinë e Policisë së Shtetit pas ekstradimit të tij nga autoritetet italiane. Mësohet se ai jetone në shtetin fshqinjë që pas tragjedisë. Tafili u arrestua në prill të vitit të kaluar në qytetin e Milanos, pikërisht për faktin se është i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia shqiptare për trafik të qenieve njerëzore me qëllim emigracionin klandestin. Sipas të dhënave më 9 janar 2004, Tafaili së bashku me 5 shtetas të tjerë në afërsi të Gadishullit të Karaburunit, kanë organizuar trafikimin drejt Italisë të disa shtetasve shqiptarë. Këta shtetas kishin paguar nga 1500 Euro për person, për të shkuar në Itali në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërsa gomonia ka dalë në ujrat territoriale shqiptare në drejtim të Italisë, ajo është përmbysur duke shkaktuar vdekjen e 28 personave. Nga kjo tragjedi mundën të shpëtojnë vetëm 11 persona, 6 prej të cilëve ishin skafistët e mes tyre dhe Elton Tafili.

Sicred