KRYEFAQJA » LAJME » Tragjedi në Shkodër – Velipojë
Tragjedi në Shkodër-Velipojë

Tragjedi në Shkodër – Velipojë

Një tragjedi ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë, të dielën në mbrëmje. Nga përplasja e dy makinave katër persona kanë vdekur, mes tyre tre fëmjë, ndërsa janë plagosur tre të tjerë. Viktimat janë pjestarë të familjes Preka, babai 40 vjeç, tre fëmijët, djali një vjeç dhe dy vajzat 5 dhe 10 vjeçe. Nëna 36 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë. Të plagosur kanë mbetur edhe dy personat që udhëtonin në makinën tjetër të aksidentuar.
Ekspertët e policisë po hetojnë rreth aksidentit, por mendohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë dhe shikimi i kufizuar. Aksi Shkodër – Velipojë është kthyer në një pikë të nxehtë aksidentesh.

Sicred