KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tragjedi në Rusi, dhjetra viktima nga zjarri

Tragjedi në Rusi, dhjetra viktima nga zjarri

Një zjarr gjigant përfshiu një qendër të madhe tregtare të qytetit siberian Kemerovo, duke marrë të paktën 64 jetë njerëzish. 48 u plagosur dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur e, sipas zyrtarëve rusë, 41 prej viktimave të flakëve që gllabëruan katet e sipërme të qendrës që kishte edhe një kompleks argëtimi, mund të jenë fëmijë. Zjarri nisi pikërisht në katin e fundit të godinës 4-katëshe, ku ndodhej kompleksi “Winter Çerri”. Në ato momente, shumë prej viktimave gjendeshin në kinema. Për t’i shpëtuar ferrit të flakëve, disa njerëz kanë tentuar deri edhe të hidhen nga dritaret. Sfungjeri te këndi i lojrave, thonë dëshmitarët, ka marrë flakë si të ishte barut. Gati 660 punonjës të emergjencës u dërguan në vendngjarje, ku përmes ndërhyrjes së tyre, 22 persona u arrit të shpëtoheshin nga një situatë e vështirë, ndërsa 100 të tjerë u evakuuan pa probleme. Zjarri është vënë nën kontroll e autoritetet kanë nisur një hetim mbi çështjen.

Sicred