KRYEFAQJA » LAJME » Tragjedi në Korçë, babai mbyt dy fëmijët dhe var veten
Tragjedi në Korçë, babai mbyt dy fëmijët dhe var veten

Tragjedi në Korçë, babai mbyt dy fëmijët dhe var veten

Një tragjedi  ka ndodhur në qytetin e Korçës, mëngjesin e të hënës. Në lagjen numër 4 të qytetit janë gjetur të varur babai dhe dy fëmijë. Sipas të dhënave të para nga Policia e Korçës, babai 41-vjeçar Naum Toshi, ka varur dy djemtë e mitur e më pas dhe veten. E motra e viktimës u ka thënë gazetarëve në vendngjarje, se Toshi sapo ishte kthyer nga emigracioni dhe jetonte vetëm me dy djemtë, 4 dhe 6 vjeç, fëmijë që e shoqja kishte pasur nga një martesë tjetër. Mësohet se gruaja e kishte braktisur dy muaj më parë 41-vjeçarin. Sipas fqinjëve ajo ishte kthyer për të marrë fëmijët, por ka debatuar shumë ashpër me bashkëshortin. Mendohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e tronditjes së rëndë psiqike.

Sicred