KRYEFAQJA » LAJME » Tragjedi në Kavajë: Burri vret gruan

Tragjedi në Kavajë: Burri vret gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karpen të Kavajës. Një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij me thikë pas një sherri për motive banale. Sami Metushi 50 vjec banor i fshatin Karpen ka vrarë me thike bashkëshorten e tij Sose Metushi. Burime të policisë së kavajes bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10.30 pas një sherri që ka nisur mes dy personave, i cili shumë shpejt ka përfunduar në mënyrë tragjike. Çifti Metushi banon në një shtëpi të vogël njëkatëshe dhe nga martesa e tyre kanë sjellë në jetë 5 fëmijë. Ngjarja e rëndë është njoftuar në policinë e Kavajes nga fqinjët të cilet kanë mesuar shumë shpejt se çfarë ka ndodhur në banesën e Sami Metushit. Policia ja mberritur në vendngjarje dhe ka vënë në pranga autorin, ndërkohë që po heton për zbardhjen e plotë të saj. Çifti Metushi kishte disa vite që ishte vendosur në fshatin Karpen pasi më parë kanë jetuar në Elbasan.

Sicred