KRYEFAQJA » LAJME » Tragjedi në futbollin afrikan

Tragjedi në futbollin afrikan

Një tjetër tragjedi godet futbollin afrikan. Ajo që e ka shkaktuar atë ka qenë turma e tifozëve përpara stadiumit Mahamasina di Antananarivo, të cilët në përpjekje për t’u futur në stadium, janë rrëzuar dhe kanë shtypur njëri-tjetrin. Kjo gjë ka ndodhur para fillimit të sfidës Madagaskar-Senegal, në mbrëmjen e së dielës, e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Afrikës. Mijëra njerëz kanë qenë në radhë që në orët e para të mëngjesit për të qenë prezent në ndeshje. Bilanci provizor sipas mediave vendase, të cilat citojnë lajmin e dhënë  nga policia dhe spitali në të cilin janë shtruar personat e përfshirë në aksident, flet për një të vdekur dhe 37 të plagosur, midis të cilëve dy në gjendje tepër të rëndë. Por megjithë tragjedinë, ndeshja është zhvilluar normalisht. Ajo është mbyllur në barazim 2-2. Miqtë kalojnë në avantazh me Konaté, por Voavy barazon. Eshtë Keita që që e ëon ndeshjen 1-2, për t’u barazuar më pas nga Kulibali me një autogol në 2-2.

Sicred