KRYEFAQJA » LAJME » Trafiku i drogës nga Durrësi, prokuroria nis hetimet
Ish kryeprokurori kërkon heqjen e sekuestros ndaj pasurive

Trafiku i drogës nga Durrësi, prokuroria nis hetimet

Kryeprokurori Adriatik Llalla, komunikoi nisjen e hetimeve për persona që punojnë në Portin e Durrësit me dyshime se policia kufitare mund të jetë e përfshirë në trafikun e drogës drejt Italisë, pas disa ngjarjeve të kohëve të fundit. Zoti Llalla i bëri këto deklarata ndërsa zhvilloi një vizitë të befasishme në Prokurorinë e Durrësit. Kjo vizitë vjen pas pretendimve të kreut të opozitës Basha, për ekzistencën e një magazine me rreth 100 ton kanabis në Manzë. Kryeprokurori tha se po verifikohen akuzat e kreut të opozitës. I pyetur në lidhje me kërcënimet e mundshme për kreun e opozitës Lulzim Basha, prokurori i përgjithshëm u shpreh se deri të premten nuk ka patur asnjë denoncim në organin e akuzës.

Sicred