KRYEFAQJA » LAJME » Trafiku i drogës drejt Italisë, rikthehen skafet në brigjet e Durrësit

Trafiku i drogës drejt Italisë, rikthehen skafet në brigjet e Durrësit

Një hetim i përbashkët i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Leçes dhe Guardia di Finanzia grupin e personave që trafikonin lëndë narkotike kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Transporti drejt brogjeve Italiane, bëhej me skafe, ndërsa pikënisja është zona e Gjirit të Lalzit. Deri në këtë fazë të hetimit, të paktën 7 persona, nga të cilët 5 shqiptarë dhe 2 italianë, janë ndaluar mesnatën ndërmjet të Premtes dhe së Shtunës, me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, në kuadër të këtij hetimi të përbashkët. Nga hetimet e deritanishme ka dyshime të arsyeshme se Eduart Sallaku, është në rolin e organizatorit të trafikimit të lëndës narkotike nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit. Veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, ndiqeshin në terren nga ana e forcave policore të Kufirit, Durrës. Në bazë të ndjekjes hetimore, rezultoi se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal pikasën lëvizje të Policisë dhe për këtë arsye u konsiderua e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme për shoqërimin e tyre ende pa mbërritur lënda narkotike. Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, si edhe të deklarimeve të dhëna nga shtetasit e shoqëruar fillimisht dhe më tej të ndaluar me urdhër të Prokurorit, u krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Sicred