KRYEFAQJA » LAJME » Trafiku i drogës drejt Italisë, goditen 4 grupe kriminale

Trafiku i drogës drejt Italisë, goditen 4 grupe kriminale

Mbikqyrja dhe përgjimi dy vjeçar i disa të dyshuarve se ushtronin trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ka çuar në goditjen e 4 grupeve kriminale dhe në arrestimin e 27 personave mes tyre 21 shqiptarë dhe 6 italianë.

Operacioni i parë ka nisur më 10 shkurt të 2017-ës, kur Policia Shqiptare në vendin e quajtur Godull në Adriatik sekuestroi 1.6 ton Kanabis Sativa dhe për të vazhduar me disa operacione të përbashkëta dhe për tu finalizuar ditën e sotme me arrestimin e 12 shqiptarëve dhe 5 shtetasve italianë.

Me anë të një video-konference nga Italia, Prokurori i Antimafias, De Raho tha se shkatërrimi i katër grupeve kriminale është bërë nga një skuadër e përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas tij, sasia e drogës që trafikonin këto grupe kriminale me qendër Lece kishte si denstinacion vendet europiane.

Për drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donik Prela, bashkëpunimi në këtë operacion tregon rritjen e besueshmërisë të Autoritetet Ligjore Shqiptare.

Grupet kriminale dyshohet se përvec lëndëve narkotike trafikonin në territor italian edhe armë dhe municione ushtarake. Prokurorët shqiptar thanë se për shtetasit shqiptarë janë evidentuar edhe pasuritë e krijuara nga aktiviteti kriminal, të cilat do t’i nënshtrohen ligjit antimafia me sekuestrimine tyre.

Sicred