KRYEFAQJA » LAJME » Trafikimi i fëmijëve, rriten masat ndëshkuese për autorët

Trafikimi i fëmijëve, rriten masat ndëshkuese për autorët

Ndonëse me një strategji kombëtare të dedikuar dhe angazhimit të strukturave kryesore të shtetit fenomeni i trafikimit të fëmijëve, mbetet prezent dhe mekanizmi i ndjekjes së rasteve është jo pak i komplikuar. Sipas koordinatores kombëtare anti – trafik, Elona Gjebrea, nga bashkëpunimi me agjensitë homologe në vendet e BE, është arritur evidentimi i disa rasteve të trafikimit që më së shumti prek fëmijët e rrugës. “ Gjatë vitit 2016 janë evidentuar nga policia 10 raste të trafikimit të fëmijëve ashtu sikurse kemi edhe raste apo evidentime të fëmijëve të mundshëm për të qënë risk trafikimi” tha Elona Gjebrea. Ajo çka Gjebrea veçon si pozitive është ashpërsimi i kuadrit ligjor ndaj autorëve të trafikimit. “ Kemi rritje të rasteve të dënimit nga gjykata krahasuar me 2013 që kishim vetëm një tani kemi 20 të tilla përfshirë trafikimin e fëmijëve. Nga ana tjetër dëshiroj të theksoj se fokusi i punës sonë janë edhe fëmijët në situatë rruge. Në momentin që kemi raste dënimi dhe kanë marrë qoftë nga 5-25 vite heqje lirie. Kjo tregon pra se ka një punë më të mirë të gjithë hallkave të sistemit” theksoi më tej zonja Gjebrea. Sipas raporteve ndërkombëtare, fenomeni i trafikimit të qënieve njerëzore, shënoi një valë të re ngritjeje pas situatës së papreçedentë migratore që kaloi Europa e që mbetet ende e hapur.

Sicred