KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trafikimi i emigrantëve për në Evropë

Trafikimi i emigrantëve për në Evropë

Libia ka lëshuar 205 urdhër arreste për shtetas libianë dhe të huaj që dyshohen se janë përfshirë në një rrjet të trafikimit të migrantëve për në Europë. Ata akuzohen për trafik njerëzor, tortura, vrasje dhe përdhunime. Zyra e kryeprokurorit libian bëri të ditur se rrjeti përfshinte anëtarë të shërbimeve të sigurisë, krerë të kampeve të ndalimit të migrantëve si dhe zyrtarë nga ambasada afrikane në Libi.
Hetimet për rrjetet e trafikimit të njerëzve janë ndërmarrë në bashkëpunim me zyrën e kryeprokurorit italian, pas ngritjes së një njësie të përbashkët nga të dy vendet. Sipas zyrës së kryeprokurorit të Libisë, shumë zyrtarë të departamentit të imigracionin janë përfshirë në trafikimin e migrantëve për në Europë. Është zbuluar gjithashtu një lidhje direkte mes trafikantëve dhe grupit terrorist të Shtetit Islamik. P
Pas rënies së Muamar Gadafit në vitin 2011, pushteti në Libi është shpërndarë mes milicive të ndryshme dhe dy qeverive rivale, çka lejon lulëzimin e aktiviteteve të paligjshme. Vendi është bërë një pikë kyçe në rrugëtimin e qindra mijërave migrantët nga Afrika Subsahariane të cilët, në mënyrë të paligjshme, udhëtojnë për në Europë përmes detit.

Sicred