KRYEFAQJA » LAJME » Trafikanti italian hedh dritë në çështjen “Habilaj”

Trafikanti italian hedh dritë në çështjen “Habilaj”

Mediat italiane kanë publikuar sot dëshminë e një tjetër të arrestuari për trafik droge, i cili kishte lidhje me bandën e Habiljave në Shqipëri. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Antonio Riela, i cili është arrestuar si një prej blerësve të drogës që vinte nga Shqipëria. Bazuar në dëshminë e tij, “Meridianonews” shkruan se me bandën e shqiptarëve kishte rënë në ujdi për çmimin e mallit, ndërsa e shiste më pas te njerëzit e besuar në Katania.

“Moisiu më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur dhe një person i rëndësishëm në Shqipëri e lejonte që të eksportonte ngarkesa të mëdha të marijuanës. Ai e ka lejuar që të eksportojë këto ngarkesa. Më tha edhe emrin e këtij personi, por nuk më kujtohet”- dëshmon Riela.

Riela ka dhënë dëshmi edhe për bizhuteritë, që deri tani është dyshuar se ishin blerë për gruan e ish-ministrit të Brendshëm në Shqipëri, por që sipas tij personi kujt do t’i dhuroheshin bizhuteritë quhej Fatos.

“Unë e shoqërova Moisi Habilajn tek një tregtar që qëndron prapa gjykatës së Katania,. Unë nuk hyra, por e di se ato do të blinin bizhuteri dhe do të niseshin më pas për në Shqipëri. Bizhuteritë ishin për gruan e Fatosit, ishte dhjetor 2013”-tha Riela.

Në dëshminë e Rielës zbulohet me detaje se si kryhej trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali. Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar dënimin me 15 vjet burg. Hetimet për dosjen “Habilaj” implikuan edhe emrin e ish-ministrit të Brenshëm Saimir Tahiri, por drejtësia italiane në Katania me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti vendosi mbylljen e hetimit ndaj tij. Sipas hetimeve italiane, Tahiri nuk ishte i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj dhe drejtësia italiane vendosi të mos ngrejë asnjë akuzë ndaj Saimir Tahirit.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com