KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Toronto, masakra me furgon, policia merr në pyetje autorin
Toronto, masakra me furgon, policia merr në pyetje autorin

Toronto, masakra me furgon, policia merr në pyetje autorin

Policia kanadeze po merr në pyetje të dyshuarin që drejtonte një furgon me të cilin u vërsul ndaj këmbësorëve në Toronto, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 15 të tjerë. I dyshuari është identifikuar si 25-vjeçari Alek Minassian dhe policia tha se nuk ishte i njohur nga autoritetet. Minassian kishte marrë një furgon me qira dhe e përdori për të goditur kalimtarë të shumtë, derisa makina u ndal. Minassian u arrestua pak minuta pas sulmit të përgjakshëm, pas një përballjeje të tensionuar me policinë. Ndërkohë, hetuesit e Policisë së Torontos thonë se sulmi është qartësisht me dashje, por nuk janë ende të qarta motivet. Hetuesit janë treguar shumë të kursyer me detajet, ndërsa analistët thonë se fakti që i dyshuari nuk njihej nga autoritetet, e bën edhe më të ndërlikuar rastin. Kryeministri kanadez tha se sulmi tragjik dhe i pakuptimtë i kishte shkaktuar trishtim të madh, ndërsa shtoi se qeveria është pranë viktimave dhe familjeve të tyre.

Sicred