KRYEFAQJA » LAJME » Topalli pas publikimit të listave: Kjo nuk është më Partia Demokratike e Dhjetorit 1990
Topalli pas publikimit të listave: Kjo nuk është më Partia Demokratike e Dhjetorit 1990

Topalli pas publikimit të listave: Kjo nuk është më Partia Demokratike e Dhjetorit 1990

Për ish-nënkryetaren e PD Jozefina Topalli e lënë jashtë listës së deputetëve për zgjedhjet e 25 qershorit  edhe zyrtarisht, kjo nuk është me Partia Demokratike e Dhjetorit 1990. Për Topallin lideri demokrat  Lulzim Basha, po zhbën Partinë Demokratike dhe sipas saj Basha ka vetëm axhendë personale. “I rremë” është fjala që e përshkruan më mirë Kryetarin e Republikës së Re shkruan Jozefina Topalli në deklartën e saj duke argumentuar më tej se i rremë është edhe premtimi i madh për ringritjen e Partisë Demokratike, që u shndërrua në një grusht njerëzish servile të kryetarit apo klientë të familjes së tij. Topalli vijon me tej duke e paralelizuar kryetarin demokrat Basha me kryetorin socialist  Edi Rama, duke shkruar se as Republika e tij Re nuk ka ndonjë ndryshim nga Rilindja. Topalli në fund të dekleratës së saj falenderon besimin e dhënë nga demokratët e vertetë përgjatë 20 viteve të saj aktive në politikë dhe me emer të përvetshëm falenderon ish-kryetarin demokrat Sali Berisha. Topalli thekson se do të vijoje të jetë edhe pse jashtë parlamentit kundër çdo padrejtësije dhe çdo akti korruptiv, që ushqen shqiptarët me bindjen se ky vend nuk bëhet.

Sicred