KRYEFAQJA » LAJME » Topalli dhe Imami kërkojnë shkarkimin e Bashës
Topalli dhe Imami kërkojnë shkarkimin e Bashës

Topalli dhe Imami kërkojnë shkarkimin e Bashës

Dy prej figurave të njohura të PD ish nënkryetarja Jozefina Topalli dhe krijuesi i kësaj partie Arben Imami, kanë kërkuar publikisht mbledhjen e forumeve të PD dhe shkarkimin e kreut të saj Lulzim Basha. Gjatë një konference për shtyp të hënën në mesditë ata shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me përbërjen e listës me të cilën PD do konkurojë në zgjedhjet e 25 qershorit.
“Vendimi për listat është marrë në shkelje të statutit dhe çdo procedure normale. Si zgjidhje të vetme kërkojmë mbledhjen e forumeve të PD-së, shkarkimin e personit përgjegjës që në këtë rast është kryetari i PD-së Lulzim Basha. Kjo është listë humbëse! Nuk mund të rrëzohet Edi Rama kështu!” tha zoti Imami.
Nga ana e saj zonja Topalli kujtoi se “Kur kam hyrë për herë të parë në parlament në ’96, nuk ishte parlamenti më politik, por njerëz me një CV që nderonte jo vetëm parlamentin dhe vendin, por i jepte nderim PD. Sot po ndodh e kundërta, jo vetëm që nuk ka konsultime, janë shumë pak demokratë që janë në atë listë…”. “Kam pasur një dyshim prej kohësh që kjo nuk është PD, sot nuk kam asnjë dilemë që kjo nuk është PD që unë njoh, me të cilën unë kam punuar dhe jam rritur. Kjo është një parti logon e së cilës e ka marrë Lulzim Basha për llogari të interesave familjare, klienteliste të tij. Lista në terësinë e saj, me pak përjashtime është lista e familjes Basha, bizneseve të tyre dhe klientëve të tij” tha zonja Topalli.
Zoti Imami nga ana e tij tha se “Ne kërkojmë mbledhjen e forumeve të PD-së dhe kërkojmë shkarkimin e personit përgjegjës për këtë situatë, shkarkimin e zotit Lulzim Basha. Ne e dimë që me 26 qershor do të jetë shumë vonë, sepse e dimë që kjo listë do të jetë humbëse”.

Sicred