KRYEFAQJA » LAJME » Topalli : Demokratë mbroni partinë nga pengmarrja

Topalli : Demokratë mbroni partinë nga pengmarrja

Ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli i ka kërkuar kreut të deritanishëm të kësaj partie Lulzim Basha, të ndërpresë menjëherë atë që ajo e ka quajtur paligjshmëri dhe pengmarrje e partisë, përpara se të përballet me zemërimin dhe revoltën e demokratëve. Në një dalje publike nga selia e kryesise së Kuvendit të Shqipërisë, zonja Topalli është deklaruar se demokratët do dinë ta mbrojnë partinë e tyre. “Zoti Basha tmerrohet nga forumet, sepse tmerrohet nga e vërteta. Por tek të gjitha këto është shpëtimi i PD-së. Prandaj ne kërkojmë garë të barabartë, rregulla të ndershme e të paanshme, proces të hapur e transparent, konkurencë të vertetë, ballafaqim e debat” tha zonja Topalli. “Ne kërkojmë respektim dhe vendimarrje të forumeve drejtuese, sipas statutit. Të gjitha këto janë kushte të panegociueshme të procesit. Pa to në PD nuk ka dhe nuk mund të ketë garë. Sa më shpejt ta realizojë Basha këtë, aq më shpejt do vijë ringritja” shtoi zonja Topalli.
Duke e cilësuar procedurën e shpallur nga kryetari i Partisë Demokratike Basha si antistatutore, për t’i imponuar Partisë Demokratike një garë të rreme për drejtimin e ri, zonja Topalli apeloi për veprim nga gjithë demokratët. “Unë u bëj thirrje të gjithë demokratëve të bëhemi bashkë, të mbrojmë partinë nga pengmarrja, të refuzojmë grabitësit. Ky është obligim i të gjithëve, funksionare e militantë, anëtarë forumesh e drejtues, përfaqësues degësh dhe koordinatore. Është koha të ngrihemi, të mbrojmë statutin dhe të drejtën tonë për të zgjedhur drejtuesit. Është koha të mbrojmë demokracinë dhe vlerat demokratike që na lidhin tash tre dekada” tha zonja Topalli.

Sicred