KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Toni Podesta tërhiqet nga firma e tij, pas një hetimi për ndikimin rus
Toni Podesta tërhiqet nga firma e tij, pas një hetimi të nisur

Toni Podesta tërhiqet nga firma e tij, pas një hetimi për ndikimin rus

Toni Podesta, themeluesi i një prej kompanive më të mëdha të lobimit në botë ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i grupit me të njëjtin emër. Sipas mediave amerikane kompania e ka lajmëruar largimin e tij në mbledhjen e së hënës, ndërkohë që po vihen në dijeni edhe klientët në mbarë botën.
Shkak për largimin është bërë një hetim i nisur mbi firmën lobuese nga prokurori special Robert Muller.
Podesta grup është një emër i njohur edhe për shqiptarët. “Podesta Group” kompania e lobimit në Shtetet e Bashkuara, u kontraktua disa herë gjate qeverisjes së 8 viteve të qeverisë Berisha për të përmirësuar imazhin e saj ndërkombetar si dhe të ndikonte në qeverinë amerikane për të zbutur qëndrimet e ambsadorit të kohës Aleksandër Arvizu me qeverinë shqiptare.
Në momente të caktuara “Podesta”ka qenë në qendër të debateve të brendshme, veçanërisht para ose pas zgjedhjeve. Në mars të vitit të shkuar, Partia Demokratike, tashmë në opozitë, nënshkroi një tjetër marrëveshje bashkëpunimi me “Podesta” dhe kjo u mësua pak para vizitës se kreut të saj Lulzim Basha në Shtetet e Bashkuara.
Emri i kompanisë u rikthye në vëmendje të mediave kur në arkivën e 11 milionë dokumenteve të Panama Papers, rezultoi edhe emri i kompanisë “Podesta Group”. Sipas mediave ndërkombëtare, “Podesta Group” ishte e implikuar me fonde “offshore” që u përkasinin kompanive ruse të cilat ndodheshin nën tutelen e sanksioneve të Amerikes dhe BE-së.

Sicred