KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Toni Bler kërkon ashpërsim të rregullave për imigracionin.

Toni Bler kërkon ashpërsim të rregullave për imigracionin.

Ish kryeministri Britanik Toni Bler i ka bërë thirrje qeverisë se vendit të tij të paraqesë një politikë të re imigracioni me rregulla më strikte ndaj shtetasve të vendeve të tjera europiane që hyjnë në territorin e Britanisë së Madhe. Kur Bler ishte kryeministër, qeveria e tij, ndryshe nga shumë vende të BE-së, nuk aplikonte kontrolle tranzicionale ndaj migrantëve nga Europa lindore. Por në një artikull të publikuar në “The Sunday Times”, Bler u shpreh se gjërat janë ndryshe tani dhe se të gjithë shtetasit europianë duhet të regjistrohen dhe të kenë ofertë të sigurtë pune kur të hyjnë në territorin britanik. Megjithatë, Bler insiston se vendi nuk duhet të largohet nga blloku europian, duke theksuar se një gjë e tillë do të ishte e dhimbshme. Ai shprehet se aplikimi i politikave më të ashpra të imigracionit do të drejtonte në përballimin e problemeve të cilat sipas tij cuan në votën për daljen e vendit nga BE.  Sipas rregulloreve ekzistuese, qytetarët e vendeve të tjera të Bashkimit Europian duhet të largohen nga vendi nëse brenda një periudhe gjashtëmujore nuk gjejnë punë në Britani, nuk kanë mundësi realiste për të gjetur punë dhe kërkojnë mbështetje nga sistemi i mirëqënies sociale. Por një raport i publikuar së fundmi nga Instituti për Ndryshim Global, i drejtuar nga zoti Bler, thekson se shtetasit europianë duhet të kenë ndërkohë një ofertë pune kur ata hyjnë në territorin britanik. Ata që nuk përfitojnë leje qëndrimi, nuk duhet të lejohen të hapin llogari bankare, të marrin me qira banesë apo të pretendojnë përfitime të tjera. Raporti gjithashtu propozon kufizime në kujdesin shëndetësor pa pagesë për migrantët e papunë, si dhe tarifa më të larta universitare për studentët e vendeve europiane.

Sicred