KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tone të larta mes SHBA dhe Koresë së Veriut
shba korea e veriut

Tone të larta mes SHBA dhe Koresë së Veriut

Tensioni mes Koresë së Veriut e SHBA-ve mbetet në tone të larta. Ministri i Jashtëm i Koresë së veriut Ri Jong Ho akuzon se fundmi SHBA-të se i ka shpallur luftë vendit të tij. Në një deklaratë të tij gazetarëve në Nju Jork, ai tha se Koreja e Veriut rerzervon të drejtën për të rrëzuar bombarduesit amerikanë. “Bota duhet të mbajë mend gjatë se ishte SHBA që shpalli luftën e para” deklaroi ministri i jashtem korean.
Ndërkohë Jim Mattis Sekretari Amerikan i mbrojtjes lidhur me testimin që Koreja pritet të bëjë me bombën me hidrogjen në Oqeanin Paqësor, deklaroi se kjo do të ishte një demostrim tronditës e i papërgjegjshëm në planin shëndetësor, të stabilitetit, e përhapjes se armëve bërthamore.