KRYEFAQJA » LAJME » “Tokyo” 2020, medaljet e fituesve bëhen me materiale të riciklueshme

“Tokyo” 2020, medaljet e fituesve bëhen me materiale të riciklueshme

Tokyo po mendon të realizojë një projekt të rëndësishëm përsa i përket medaljeve të Olimpiadës dhe Paralimpiadës 2020. Për të krijuar medaljet e fituesve, të arta, të argjendta dhe të bronxta, do të përdoren pjesë nga smartphone, fotokamera dhe pajisje të tjera elektronike. Komiteti organizator, i Lojërave, ka bërë të ditur se do t’i grumbullojë të gjitha këto materiale të nevojshme deri në 31 mars të këtij viti. “Tokyo 2020 Medal Project” i lançuar nga Japonia në 2017 synon të realizojë 5.000 medalje ari, argjendi dhe bronxi me materiale të ricikluara. Për këtë, qytetarët dhe shoqëritë e ndryshme janë ftuar të marrin pjesë në mbledhjen e mbetjeve elektronike. Deri në tetori 2018, ishin grumbulluar, 47.500 ton mbletjeelektronike, midis të cilave, 5 milion celularë. Bronxi i duhur, që mendohet deri në 2.700 kg, është parashikuar të grumbullohet deri në qershor. Deri tani është mbledhur 93,7% e sasisë së duhur, ndërsa për argjendin është mbledhur 85,4%, e sasisë.

Sicred