KRYEFAQJA » LAJME » Tokio prezanton maskotën e Olimpiadës; Miraitowa dhe Someyti, përfaqësojnë traditën dhe inovacionin
Tokio prezanton maskotën e Olimpiadës; Miraitowa dhe Someyti, përfaqësojnë traditën dhe inovacionin

Tokio prezanton maskotën e Olimpiadës; Miraitowa dhe Someyti, përfaqësojnë traditën dhe inovacionin

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë prezantuar maskotët zyrtarë të kësaj veprimtarie. Maskota me ngjyrën blu do të quhet Miraitowa, duke kombinuar fjalët japoneze për të ardhmen dhe përjetësinë, thanë organizatorët në prezantimin e tyre në Tokio. Ato shprehin shpresën për një të ardhme të ndritshme që do të shtrihet në përgjithsi. Partneri i saj quhet “Someiti”, që simbolizon fuqinë. Personazhet kombinojnë traditën dhe inovacionin. Maskotët me “fuqitë e veçanta” u zbuluan në shkurt të këtij viti pasi u përzgjodhën nga nxënësit e shkollave. Miraitowa ka një “ndjenjë të fortë të drejtësisë dhe është shumë atletike”, ka kompetenca magjike që i mundësojnë asaj “të lëvizë kudo menjëherë”. Ajo duket e qetë por merr shumë fuqi kur është e nevojshme. Organizatorët e Tokios shpresojnë që maskotët e 2020 të mund të përsërisin suksesin e Soohorang, tigrit prej pelushi të Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang të cilat u zhvilluan këtë vit. Lojërat Olimpike të Tokios fillojnë më 24 korrik 2020.

Sicred