KRYEFAQJA » LAJME » Tjetër tërmet në Shqipëri
Tërmeti, IGJEUM regjistroi sot 37 paslëkundje

Tjetër tërmet në Shqipëri

Shqipëria qëndrore është tronditur pasditen e së shtunës nga një tërmet i fuqishëm. Ai u  regjistrua në orë 17.38 minuta, ka patur magnitudën 5.1 gradë dhe epiqendrën 37 kilometra në verilindje të Tiranës, afër Burrelit, në thellësi 25 kilometra, njoftoi IGJEUM.  Tërmeti është ndjerë i fuqishëm në Dibër, Lezhë, Elbasan dhe Shkodër. Ende nuk ka njoftime për pasoja.
Ky është tërmeti i tretë i fuqishëm në harkun kohor të një muaji. Më seriozi ishte ai i datës 4 korrik me magnitudë  5.2 ballë,  18 kilometra në verilindje të Durrësit, në Gjirin e Lalzit.

Sicred