KRYEFAQJA » LAJME » Tjetër shkarkim në hipoteka
Tjetër shkarkim në hipoteka

Tjetër shkarkim në hipoteka

Ministria e Drejtësisë njoftoi të martën se ka shkarkuar nga detyra dhe e ka kallëzuar për ndjekje penale një punonjës të ZVRPP në Fier, pas akuzave në media se ai ka kryer akte korruptive. Ministria e drejtësisë ka urdhëruar ndërkohë se inspektimin e të gjitha dosjeve të ndjekura nga Ervis Bregasi, për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të tij. Sipas denoncimit ai ka marrë rreth 300 mijë lekë për një dokument në hipotekë. Ngjarja pason një stuhi shkarkimesh në shumë prej ZVRPP në të gjithë vendin. Kryeministri Rama ka paralajmëruar masa shumë të ashpra për të gjithë ata që abuzojnë me detyrën. Kohët e fundit 46 persona janë shkarkuar nga detyra pas ankesave të pulikut.

Sicred