KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tjetër protestë e punonjësve të by passit të Fierit
Tjetër protestë e punonjësve të by passit të Fierit

Tjetër protestë e punonjësve të by passit të Fierit

 

Historia e ndërtimit të by passit të Fierit ka njohur një tjetër episod aspak të kënaqshëm. Qindra punonjës të 48 kompanive nënkontraktore që kanë punuar në ndërtimin e këtij by passit kanë nisur një protestë të premten në Mbrostar, pikërisht në vendin nga ku nis kjo vepër në drejtim të Vlorës. Protesta e tyre vjen në një moment kur shteti shqiptar ka çelur procedurat për rihapjen e tenderimit të kësaj vepre ndërsa afro 600 punonjësit që kanë punuar me parë kanë 6 muaj pa u paguar 2015 dhe gjithë vitin 2016. Sipas punonjësve të cilët sot janë pa punë, ata kanë kërkuar nga qeveria shqiptare të paguhen për periudhën e pa paguar. Ata jane shprehur se nuk do të lejojnë asnjë firmë tjetër të nisë punimet në kanieret e veprës nëse nuk do të marrin pagat e prapambetura. Punonjësit paralajmëruan gjithashtu se nëse nuk do të dëgjohet kërkesa e tyre, ata do të pëershkallëzojnë protestën. Kjo nuk është pritesta e parë e tyre. Edhe më parë ata janë ankuar për sjelljen jo korrekte të firmave kontraktuese.
By Passi i Fierit vlerësohet si një nga veprat e rëndësishme të infrastrukturës rrugore shqiptare. Ai ka një gjatësi afërsisht 22 km, me vlere prej 60 milion Euro financuar nga BERZH dhe BEI. By Passi është pjese e një korridorit të rëndësishëm nga Veriu në Jug të vendit. Aksi rrugor do të kalojë në perëndim të Fierit, midis qytetit dhe vijës së bregut të detit. Në këtë seksion është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m secila në lumin Seman, në kanalin e Hoxharës dhe atë të Pojanit, si dhe 21 mbikalimeve. By Passi ka vite që ka nisur dhe duhet të përfundonte në vitin 2016.