KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tjetër befasi në “Rusi 2018”, Zvicra barazon me Brazilin
Tjetër befasi në "Rusi 2018", Zvicra barazon me Brazilin

Tjetër befasi në “Rusi 2018”, Zvicra barazon me Brazilin

Traineri i Zvicrës Petkoviç duket se e kish parashikuar barazimin me Brazilin, madje ai kish guxuar të mendonte dhe fitoren. “Ne do të kontrollojmë lojën sipas mënyrës tonë. Dhe ne duam të fitojmë ndaj çdo kundërshtari, përfshirë dhe Brazilin” tha ai një ditë më parë.

Dhe një nga dëshirat e Petkoviçit duket se u realizua. Takimi Brazil -Zvicër përfundoi 1-1, por ndeshja mes tyre do të mbahet mend gjatë për nervin dhe forcën. Gjithçka ishte një ballafaqim mes shkollash të ndryshme. Fillimisht Kutinjo ka kaluar Brazilin në avantazh në minutën e 20-të të pjesës së parë. Ndërsa Zvicra dalëngadalë, por me siguri arriti të shënonte me Zuber në fillim të pjesës së dytë.

Ndeshja më vonë ishte nje dyluftim i vazhdueshëm mes talanteve braziliane me në krye Nejmar, por edhe mbrojtjes fatlume të Zvicrës mes të cilëve dhe katër lojtarëve me origjinë shqiptare. Më së shumti ra në sy dyluftimi i yllit brazilian të futbollit Nejmar dhe shqiptarit të natyralizuar në zviceran Behrami.
Minutat shtesë pas llojës së rregullt ishin dramatike, por në fund rezultati mbeti  1-1.

Pas takimeve të sotme në Grupin E serbia është në krye me 3 pikë, Brazili e Zvicra kanë nga 1 pikë dhe Kosta Rika 0 pikë.

Pas fitores së Meksikës  ndaj kampionëve të botës Gjermanisë 1-0, barazimi mes Brazilit dhe Zvicrës ishte tjetër befasi e “Rusi 2018”.

RTSH po i sjell të gjitha takimet e “Rusi 2018” pa pagesë në kanalet RTSH 1 HD dhe RTSH SPORT si dhe në live stream brenda territorin shqiptar. Për të apasionuarit është edhe aplikacioni RTSH Tani në telefonat celularë.

Sicred