KRYEFAQJA » LAJME » Tite: Neymar do të jetë në Brazil

Tite: Neymar do të jetë në Brazil

Nejmar do të jetë në botëror. Lajmin e ka dhënë vetë trajneri i kombëtares së Brazilit Tite në një konferencë për shtyp. Sulmuesi brazilian, i cili u dëmtua në shkurt dhe tani po kryen fazën rehabilituese pas operacionit, duket se është gati për të ndihmuar kombëtaren e vet për të fituar Kupën e Botës në Rusi. “Brazili është një nga skuadrat pretendente për të fituar botërorin, duke pasur parasysh edhe historinë e tij – tha Tite. Ai shtoi më tej se skuadra e tij është në kërkim të një rekordi të ri botëror, përveç fitimit të kupës edhe në shënimin e sa më shumë golave. Kthimi i Neymar do të jetë një faktor kyç. Pas rikuperimit ai ka nisur stërvitjen tashmë. Mjeku i skuadrës Rodrigo Lasmar tha se besonte që kockat e këmbës së Nejmar do të shëroheshin shumë shpejt duke bërë një përparim të shkëlqyer. “Ai është duke u përmirësuar mjaft. Kemi bërë skanime që tregojnë një evolucion shumë të mirë të kockave. Nejmar ka filluar të punojë në fushë këtë javë dhe kjo punë do të jetë progresive. Ai duhet të jetë në gjendje të “rifitojë të gjitha aftësitë për të luajtur, duke e testuar veten që në miqësoret kundër Kroacisë më 3 qershor dhe Austri më 10 qershor, – tha Lasmar. Brazili do të ketë nevojë për yllin e tij, që ai të tregojë të gjitha aftësitë, të cilat e bënë atë futbollistin më të shtrenjtë në botë. “Ne do të jemi shumë më të fortë me Neymarin, ai është një nga tre lojtarët më të mirë në botë, por që ai të jetë në kulmin e tij, ai ka nevojë për një ekip të fortë përreth tij”, tha Tite. Ndërkohë që Brazilit do t’i mungojë mbrojtësi i djathtë Dani Alves pas dëmtimit që pësoi në gju.

Sicred