KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, zjarr në një apartament pranë Liceut Artistik

Tiranë, zjarr në një apartament pranë Liceut Artistik

Një palestër në katin e dhjetë të një pallati është djegur mesditën e sotme pranë Liceut Artistik në Rrugën e Elbasanit. Zjarri ishte i përmasave të mëdha dhe zgjati rreth një orë duke shkaktuar panik tek banorët e pallatit, por edhe qytetarë që u bënë dëshmitarë të kësaj ngjarje. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas gati 1 ore flakët u vunë nën kontroll, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Nuk dihen shkaqet e renies se zjarrit, por nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndije elektrike, ndërkohë nuk përjashtohet mundësia e shpërthimit të një bombule gazi.

Sicred