KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, rreshjet shkaktojnë vështirësi në furnizimin me ujë
Tiranë, normalizohet furnizimi me ujë

Tiranë, rreshjet shkaktojnë vështirësi në furnizimin me ujë

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë njofton se rreshjet e shumta kanë shkaktuar përmbytje në N/Stacionit Elektrik të Kasharit dhe për pasojë stacionet e pompimit të Bërxullit, Coca Colas dhe Laknasit janë përkohësisht jashtë funksionit për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Gjithashtu po nga reshjet e dendura është shkaktuar turbullirë në Liqenin e Bovillës, për pasojë impianti i përpunimit të ujit të Bovillës momentalisht nuk është në funksion.

Sipas UKT-së do të ketë kufizime të furnizimit me ujë deri në rikthimin e energjisë elektrike dhe përmirësimit të situatës në Kinostudio, Xhamlliku, Allias, Pazari i Ri, Rr. “5 Maji”, Laprakë, Rr. E “Kavajës”, Rr. E “Durrësit”, zona e “Vasil Shanto” dhe Yzberisht.

Sicred