KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, Rama takohet me krerët e partive shqiptare në Maqedoni
Tiranë, Rama takohet me krerët e partive shqiptare në Maqedoni

Tiranë, Rama takohet me krerët e partive shqiptare në Maqedoni

Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e së enjtes me krerët e partive shqiptare në Maqedoni. Nuk ka ende njoftime rreth këtij takimi, veç fotove të publikuara në Fejsbuk nga zoti Rama, nën diçiturën “Vllazërisht”. Por mendohet se në vemendje ka qenë situata politike në Maqedoni dhe krijimi i qeverisë së re. Sipas burimeve të ndryshme të informacionit zoti Rama ka kërkuar unifikim të qëndrimit të faktorit shqiptar. Ai ka këshilluar që partitë shqiptare të këmbëngulin për të garantuar respektimin e të drejtave të popullsisë shqiptare në Maqedoni. Takimi merr shkas pas zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni, pas të cilave partitë shqiptare shihen si faktor kryesor në qeverinë e ardhshme që do të drejtojë vendin.

Sicred