KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, protesta e studentëve hyn në ditën e tretë
Tiranë, protesta e studentëve hyn në ditën e tretë

Tiranë, protesta e studentëve hyn në ditën e tretë

Studentët e Universiteteve publike të Tiranës kanë nisur ditën e tretë të protestës para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të reja. Pasi qeveria u tërhoq nga aplikimi i pagesës për provimet e mbartura, studentët po kërkojnë përgjysmim të tarifave të shkollimit, rritjen e buxhetit për universitetet dhe kushte më të mira në konvikte. Nga qytete të tjera universitare, Vlorë, Korçë, Elbasan, Durres e Shkodër,  ka njoftime se studentët e tyre pritet ti bashkohen protestës së Universiteteve të Tiranës. Studentët janë grumbulluar para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Qeveria nga ana e saj thotë se nga buxheti i këtij viti parashikohet të shpenzojë 90 milionë euro për arsimin. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video e cila  tregon ndryshimet në qytetet studentore, por shumë reagime ndaj saj ishin kundërvënie ndaj tij dhe politikave të qeverisë për arsimin.

Përshkallëzimi i protestës së studentëve po i jep asaj karakter politik. Ajo po zhvillohen në vigjilje të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë. 28 vjet më parë protestat e rinisë studentore të asaj kohe shënuan fillimin e rënies së regjimit komunist 50 vjeçar në Shqipëri. Disa përfaqësues të partive politike, kryesisht të opozitës janë afruar të bashkohen me studentët, por janë dëgjuar thirrje që politika të mos tentojë ta përdori këtë protestë. Krahas studentëve në protestë janë afruar edhe qytetarë të Tiranës.

Sicred