KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, nis protesta e opozitës së bashkuar
Tiranë, protesta e opozitës së bashkuar

Tiranë, nis protesta e opozitës së bashkuar

Në Tiranë sapo ka filluar protesta e opozitës për të kërkuar largimin e qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama. Protestues të shumë nga qytete të ndryshme, janë mbledhur para selisë së qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Thirrja e tyre më e fortë është “Rama Ik”. Protesta po zhvillohet nën vëzhgimin e rreptë të policisë. Udhëheqës të partive opozitare po bëjnë thirrje për të thelluar protestën. “Ne jemi këtu për të ndalur të keqen të pushtojë Shqipërinë” tha kreu i opozitës Basha. “Nuk duam ta marrim pushtetin me forcë, por shqiptarët të jenë të lirë të zgjedhin pushtetin që duan” shtoi ai. “Rama ik! Rama ik!Rama ik!” përfundoi fjalimin e tij të protestës kreu i opozitës së bashkuar Lulzim Basha. RTSH po e transmeton drejtëpërdrejtë në RTSH1HD, por edhe livestream në www.rtsh.al dhe Fejsbuk.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred