KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, plagosje me armë zjarri mes dy të rinjve

Tiranë, plagosje me armë zjarri mes dy të rinjve

Një përplasje me armë zjarri mes dy grupe të rinjsh, ka ndodhur në një bar në kryeqytet ku si pasojë janë plagosur dy persona dhe njëri prej tyre është kamarieri i lokalit. Mësohet se kamarieri është plagosur rastësisht, pasi ka qenë i pranishëm në vendngjarje. Të plagosurit janë Gjon Pelivani, 27 vjeç nga Tepelena dhe Renato Hoxha,31 vjeç. Dy të rinjtë kanë marrë plagë në këmbë. Sherri ka ndodhur mesditën e së premtes pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re në kryeqytet. Dy të plagosurit janë dërguar për në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën mjekësore. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sicred