KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje

Tiranë, përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje

Në ato pak ditë me të ftohtë të acartë që përjeton Tirana, ndjehet edhe mungesa e sistemeve të ngrohjes në ndërtesat e saj, të vjetra e të reja. Shumica e banorëve të kryeqytetit, sot përdorin ngrohjen përmes energjisë elektrike, të cilën e konsiderojnë të kushtueshme.

Arkitekti, Kristi Andoni, thotë se edhe ndërtimet e reja nuk zbatojnë kushtet teknike sa i përket eficensës së energjisë.

Ndonëse oxhaqet në ndërtesat ekzituese të Tiranës janë bërë jo funksionale prej kohësh, disa banorë i janë rikthyer ngrohjes me sobë, edhe si një mënyrë për të kursyer.

Sipas arkitektit Kristi Andoni, përdorimi i energjisë në Tiranë është rreth 10 herë më i lartë se në qytete që aplikojnë projekte për eficencën e energjisë.

Së fundi, bashkia e Tiranës, përmes fondit të komuniteteve, ka mbështetur projekte për veshjen me kapot të pallateve ekzistuese, duke ulur kostot për ngrohjen e tyre. Por, projekte të tilla mbeten ende të rralla.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com