KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, opozita kundërshton në Këshillin Bashkiak mandatin e 6 këshilltarëve
Tiranë, opozita kundërshton në Këshillin Bashkiak mandatin e 6 këshilltarëve

Tiranë, opozita kundërshton në Këshillin Bashkiak mandatin e 6 këshilltarëve

Opozita braktisi mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, pasi bashkoi votat me mazhorancën vetëm për të votuar ato vendime që prekin shtresat në nevojë, siç është përfitimi i ndihmës ekonomike. Kryetari i këshilltarëve të PD-se, Kreshnik Çollaku paraqiti në nisje të kësaj mbledhjeje një vendim të gjykatës së shkallës së parë e cila kishte pranuar kërkesën e grupit të këshilltarëve të PD-së për të konsideruar të pavlefshem mandatin e 6 këshilltarëve, që zëvëndësojnë 6 emra të mandatuar si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.
Por para ultimatumit të opzitës, mazhoranca në Këshillin Bashkiak u shpreh se do të vazhdojë betejën ligjore. Ndërkaq pa praninë e opozitës Keshilli Bashkiak miratoi kalimin në pronësi të ministrisë së kulturës të 235 metrave katrore pas Teatrit të Operas dhe Baletit dhe shtimin e 8 rrugëve të reja në hartën e parkimeve me pagesë. Ndërsa me vendim unanim u miratua vendimin për subvencionimin e interesave të kredive për rreth 500 familje të pastreha.

Sicred