KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë; Nisin regjistrimet në çerdhe

Tiranë; Nisin regjistrimet në çerdhe

Sot kanë nisur aplikimet për t’u regjistruar në çerdhet publike të kryeqytetit. Drejtoresha e qendrës ekonomike të zhvillimit dhe edukimit të fëmijëve, Zhaneta Beqiri thotë se kërkesat janë të shumta, ndaj janë përcaktuar aplikuesit që do të kenë prioritet: “ Gjatë muajit Korrik ne do të nxjerrim edhe emrat e fëmijëve të regjistruar nëpër çerdhe. Fëmijët me prioritet që do të frekuentojnë çerdhet do të jenë fëmijët e personave që marrin ndihmë ekonomike, fëmijët e prindërve apo fëmijë me nevoja të veçanta, fëmijë të nënave të veja ose të prindërve të ndarë dhe fëmijët e prindërve që janë të punësuar si në sektorin privat edhe atë shtetëror.” Ndryshe nga vitet e tjera shërbimi në çerdhe dhe kopshte nuk do të ndërpritet gjatë verës. Znj. Beqiri thotë se edhe në këtë periudhë do të respektohet raporti i vendosur edukatore-fëmijë: “ Gjatë gjithë verës çerdhet do të qëndrojnë hapur dhe shërbimi do të jetë konform me standardet. Duke u bazuar tek raporti një edukatore me shtatë fëmijë dhe lejet e stafit do të jepen duke marrë në konsideratë numrin e fëmijëve që do të jenë të pranishëm në çerdhe.” Në këtë fazë të regjistrimit prindërit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit pranë çerdheve dhe të dorëzojnë këto dokumente.