KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, nis punimet Asambleja e 80 – të e Përgjithshme e EBU – së
Rama: RTSH i pavarur nga qeveria dhe politika

Tiranë, nis punimet Asambleja e 80 – të e Përgjithshme e EBU – së

Në Tiranë ka nisur sot punimet Asambleja e 80 – të e Përgjithshme e EBU – së, Bashkimit të Transmetuesve Evropianë. Kjo është hera e parë në historinë e EBU – së që RTSH pret Asamblenë e Përgjithshme. Në fillim të punimeve të saj kryeministri shqiptar Edi Rama ju është drejtuar pjesmarrësve me një përshëndetje.
EBU – Bashkimi i Transmetuesve Evropianë – EBU është aleanca drejtuese në rang botëror e shërbimit të medias publike. Ka 73 anëtarë në 56-të vende në Evropë dhe 33 anëtarë të asociuar në Azi, Afrikë dhe Amerikë. Anëtarët e EBU – së operojnë pothuajse 2 000 stacioneve televizive, radiofonike dhe kanale e shërbime online duke ofruar një pasuri të tërë programesh nëpërmjet platformave të tjera. Së bashku këta anëtarë arrijnë një audiencë prej më shumë se një miliardë njerëz në të gjithë botën, duke transmetuar në më shumë se 120 gjuhë. EBU operon shërbimet e Eurovision dhe Euroradio. EBU është e dedikuar t’a bëjë shërbimin e medias publike të domosdoshëm. EBU mbështet dhe fuqizon shërbimin e medias publike, ofron shërbime mediatike të klasit të parë dhe i ofron anëtarëve një qendër për të mësuar dhe shkëmbyer eksperiencë.
RTSH është pranuar anëtare me të drejta të plota në EBU në vitin 1999. RTSH është pjesë e këtij komuniteti unik të organizatave mediatike që së bashku sigurojnë një zë të fuqishëm duke përkrahur dhe mbështetur vlerat e shërbimit të medias publike. EBU është një rrjet i njerëzve që ndajnë të njëjtat ide dhe ndajnë njohuri dhe frymëzim.

Sicred