KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, nis era e autobuzëve elektrikë
Tiranë, nis era e autobuzëve elektrikë

Tiranë, nis era e autobuzëve elektrikë

Tirana u është bashkuar pak kryeqyteteve evropiane në të cilët qarkullojnë autobuzët elektrik, duke hedhur një hap të rëndësishëm në uljen e ndotjes së ambientit. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe ministrat Gjiknuri dhe Klosi, sëbashku me diplomatë të huaj dhe përfaqësuesve të medias, janë nisur nga Sheshi “Nënë Tereza” dhe kanë bërë një xhiro në qytet. “Nuk po them që Tirana është si Parisi as si Amsterdami as si Varshava, por ajo që jam duke thënë është që ndonjëherë të qenit mbrapa me zhvillimin të jep mundësinë ti kapërcesh të gjitha fazat” tha zoti Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjeti rastin të paralajmëronte krijimin e kompanisë së parë publike për transportin publik në rast se operatorët aktualë të transportit urbank ndryshojnë flotën e tyre të autobusëve. “Ne do të krijojmë një kompani publike të transportit nëse nuk do të na përgjigjen operatorët privatë në këtë shkallë modernizimi” tha zoti Veliaj.
Fillimisht autobuzët elektrikë të firmës polake “Solaris” do të testohen. Sipas zotit Veliaj nga testimet e kryera në SHBA, në një dekadë një autobus elektrik kursente 500 mijë dollarë karburant, çka sipas tij është një investim afatgjatë në ekonomi.

Sicred