KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë; Nga 12 dhjetori nis pastrimin “ECO Tirana”
Veliaj: Ne nuk tërhiqemi as nga Unaza, as nga më shumë sheshe, as nga më shumë lodra për fëmijët

Tiranë; Nga 12 dhjetori nis pastrimin “ECO Tirana”

Nga 12 dhjetori në Tiranë do të nisë të funksionojë kompania publike e pastrimit “eco tirana”, e cila është e pasjisur me një flotë bashkëkohore, duke synuar edhe ndarjen e diferencuar të mbetjeve që në burim. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në prezantimin e operatorit të parë publik te pastrimit tha se fillimisht “Eco Tirana” do të kryejë pastrmin në një zonë të caktuar të kryeqytetit. ” Do të fillojmë me atë që quhet “zona e kuqe” brenda Unazës së Mesme të Tiranës. Teksa “Eco-Tirana” fillon pastrimin e qytetit, kontraktorët e Bashkisë do të vendosen [pak më në periferi, për t’iu siguruar të gjithëve se ne ofrojmë të njëjtën cilësi edhe në zonat e tjera të Tiranës. Por pa bashkëpunimin e qytetarëve pastrimi i Tiranës duket një mision i vështirë. Kryebashkiaku Veliaj paralajmëroi edhe penalitete për ata që nuk respektojnë rregullat e bashkëjtesës në komunitet. Ai tha se ne gjithë pallatet, administratori do të çertifikohet nga Bashkia dhe do të vendosë gjoba përkatëse për ata që ndosin ambjentet brenda dhe jashtë pallateve. Në çdo lagje do të vendosen dy kosha mbeturinash, një për ato të riciklueshmet dhe tjetri për të pariciklueshmet. Qytetarët duhet të ndajnë që në shtëpi mbetjet sipas llojit tyre. Kompania ka nisur ndërgjegjësimin nëpër shkollat e Tiranës. Studentë vullnetarë po zhvillojnë orë mësimi ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave. Kryebashkiaku Veliaj lajmëroi se Bashkia projekton të krijojë një kompani publike edhe në sektorin e transportit publik.

Sicred